Më datën 5 Dhjetor 2024, në kuadër të fushatës tonë të vazhdueshme “Rrugëtimi së Bashku drejt BE-së” dhe Javës së Integritetit në Shqipëri, Impact Assessment Institute (IAI) me zyrë në Tiranë, Shqipëri, në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, organizoi një tryezë të rrumbullakët me temë “Forcimi i Integritetit & Roli i ESG-ve në Rrugën e Shqipërisë drejt Integrimit në BE.”
Integriteti në biznes dhe praktikat e qëndrueshme janë komponentë thelbësorë për t’u përafruar me standardet e biznesit të Bashkimit Evropian dhe për të nxitur një ekonomi të fortë dhe të qëndrueshme në Shqipëri. Tryeza e rrumbullakët theksoi rolin e integritetit të biznesit dhe praktikave mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG) në avancimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt integrimit në BE.
Moderuar nga z. Erik Akse, aktiviteti u hap nga Shkëlqesia e Tij, Reinout Vos, Ambasador i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, i cili mbajti fjalën hyrëse të eventit.
Tryeza përfshiu një prezantim nga z. Marhijn Visser, Zëvendësdrejtor i Çështjeve Ndërkombëtare dhe Udhëheqës i ESG në VNO-NCW dhe Shoqatën Mbretërore MKB – në Holandë. Ai prezantoi një përmbledhje të thelluar të zhvillimeve të politikave ESG të BE-së, përfshirë Direktivën për Raportimin e Qëndrueshmërisë Korporative (CSRD) dhe Direktivën për Kujdesin e Qëndrueshmërisë Korporative (CSDDD). Z. Visser ndau gjithashtu njohuri dhe përvoja nga sektori privat holandez, duke përfunduar me rekomandime konkrete se si Shqipëria mund të forcojë qasjen e saj ndaj ESG-ve, duke siguruar që bizneset të jenë të përgatitura për të përmbushur kërkesat e BE-së ndërsa vendi përparon në rrugën e tij drejt Integrimit Evropian.
Diskutimi vazhdoi me z. Dritan Nako, Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit Shqiptar të ESG-ve, i cili prezantoi vizionin, misionin dhe objektivat e Rrjetit. Ai theksoi rolin e tij në direktivat ESG dhe standardet e raportimit të qëndrueshmërisë, duke vënë në pah rëndësinë e praktikave ESG si një kriter standard operativ në treg.
Tryeza u mbyll me ndërhyrje aktive nga audienca, diskutime të dobishme dhe një përmbledhje të pikave kyçe dhe rekomandimeve për t’u fokusuar në mënyrën se si Shqipëria mund të zhvillojë më tej qasjen e saj ndaj praktikave ESG. Këto rekomandime theksojnë rëndësinë e përafrimit me standardet e BE-së, promovimin e qëndrueshmërisë dhe nxitjen e përgjegjësisë sociale. Diskutimi vuri në dukje adoptimin e praktikave më të mira në rajon dhe strategjitë për të ndërtuar një mjedis biznesi të qëndrueshëm dhe konkurrues.
Klikoni për të parë Agjendën e tryezës së rrumbullakët.
Më 6 dhjetor 2024, gjithashtu patëm kënaqësinë të kontribuojmë në Panelin 1: “Edukimi për Integritet: Forcimi i Administratës Publike për Transparence dhe Luftimin Kundër Korrupsionit,” pjesë e Editicionit të 6 të Konferencës Vjetore të Javës së Integritetit!