Për herë të parë në Ballkanin Perëndimor – Shkolla Ndërkombëtare Verore mbi Rregulloren më të Mirë në BE ‘Përgatituni për 2024-2029: Si të punoni me vendimmarrjen e bazuar në dëshmi/evidenca në Bashkimin Evropian?’
27-30 Gusht 2024, Tiranë, Shqipëri
Gjatë javës së 27-30 Gushtit 2024, ne organizuam eventin tonë të tretë, Shkollën Ndërkombëtare Verore mbi Rregulloren më të Mirë në BE, në Tiranë, Shqipëri – eventi i parë i këtij lloji në rajon.
Me temë ‘Përgatituni për 2024-2029: si të punoni me vendimmarrjen e bazuar në dëshmi në Bashkimin Evropian?’, ky program u drejtua në mënyrë të shkëlqyer nga trajnerët tanë Z. Erik Akse (ekspert për Rregulloren më të Mirë në BE dhe Themelues i IAI-së) dhe Z. Joost Mulder (ekspert për Çështjet Evropiane) bazuar në Bruksel.
Sesionet u përqendruan në procesin e avancimit te Rregullores më të Mirë, politikëbërjen e bazuar në dëshmi/ evidenca brenda Bashkimit Evropian, me fokus të veçantë në procesin e Vlerësimeve të Ndikimit të kryera nga Komisioni Evropian, si dhe mënyrën se si këto Vlerësime të Ndikimit trajtohen dhe prezantohen në Parlamentin Evropian dhe Këshillin Evropian gjatë Procedurës së Zakonshme Legjislative.
Kemi pasur kënaqësinë të mirëpresim një grup të larmishëm pjesëmarrësish, përfshirë profesionistë të çështjeve publike dhe nëpunës civilë nga disa vende të Europës, si nga Holanda, Italia dhe Republika Çeke, përfshirë disa me bazë në Bruksel. Gjithashtu, pjesëmarrës nga Ballkani Perëndimor, si Kosova dhe Shqipëria, ishin pjesë e këtij programi duke shkëmbyer ide dhe perspektivat e tyre të vlefshme.
Për ne në IAI, ishte një përvojë fantastike të angazhoheshim me një grup kaq dinamik kombëtar dhe ndërkombëtar, ku shkëmbyem ide, përvoja dhe njohuri gjatë çdo sesioni. Shkolla Verore përfshiu gjithashtu dy evente sociale: një guide turistike-kulturore në qytetin e Tiranës, si dhe një darkë me pjesëmarrësit, duke promovuar shkëmbimin kulturor.
Në përfundim të këtij trajnimi 4-ditor, më datë 30 Gusht 2024, patëm kënaqësinë të prezantonim Certifikatën e Përfundimit për pjesëmarrësit tanë entuziastë, duke njohur përfshirjen e tyre aktive dhe kontributet e rëndësishme gjatë gjithë programit.
Klikoni për të parë Agjendën e Shkollës Verore Ndërkombëtare