Vështrim i përgjithshëm.
Mirësevini në Impact Assessment Institute (IAI). Jemi të vendosur në Tiranë, Shqipëri, si dhe operojmë në vendet e Bashkimit Evropian, vendet e Ballkanit Perëndimor, Gjeorgji, Liban, Moldavi, Ukrainë, Egjipt, Arabi Saudite, Turqi etj. Ne ofrojmë një grup shërbimesh gjithëpërfshirëse si shërbim konsulence, menaxhimin projektesh, shërbime avokimi, menaxhim aktivitetesh/ seminaresh/trajnimi, ofrimin e trajnimeve, ngritjen, zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve organizative dhe të Burimeve Njerëzore, asistencë në proceset e prokurimit, analiza dhe kërkime.
Me një përvojë të gjerë prej mbi 20 vjetësh në fusha të ndryshme, kemi krijuar ekspertizën dhe aftësitë tona në fushat kryesore të mëposhtme:
Regulatory Impact Assessment (Vlerësimi i Ndikimit Regullator) & Evaluation
Ne kemi përvojë të gjerë në vlerësimin e ndikimit të politikave, legjislacionit, projekteve dhe nismave të tjera, si ex-ante (procesi përpara miratimit të një politike/ legjislacioni) ashtu edhe ex-post (procesi pas miratimit të një politike/ legjislacioni).
Better Regulation (Rregullore më e Mirë)
Ne kemi aftësi dalluese në formulimin, përmirësimin dhe zbatimin e sistemeve për zhvillimin e politikave dhe menaxhimin efektiv të ciklit të hartimit të politikave.
Konsulencë me palët e interesuara
Ne kemi përvojë të gjerë në lidhje me zhvillimin dhe zbatimin e politikave rreth konsultimit (online) me palët e interesuara. Ne kemi lehtësuar komunikimin kompleks dhe kërkues me palët e interesuara, duke kontribuar në vendimmarrje kuptimplotë dhe bashkëpunuese.
Planifikim Strategjik
Ne kemi ndihmuar qeveritë dhe organizatat me zhvillimin e strategjive efektive, duke i udhëhequr ato drejt zbatimit efektiv dhe suksesit të qëndrueshëm.
Planifikim i Punës
Ne kemi punuar me qeveritë dhe organizatat për të hartuar sisteme funksionale për planifikimin dhe raportimin e aktiviteteve të tyre, duke rritur transparencën dhe llogaridhënien.
Vendimmarrja e BE-së
Ne kemi njohuri të thella të të kuptuarit të politikave dhe proceseve vendimmarrëse të BE-së. Ne i ndihmojmë klientët tanë duke i orientuar rreth strukturës komplekse procedurale të BE-së dhe hartojmë strategji dhe veprime ose hapa konkretë që u mundësojnë atyre të angazhohen në mënyrë efektive me institucionet Evropiane.
Reduktimi i Barrës Administrative
Ne kemi ekspertizë të gjerë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave për reduktimin e barrës administrative. Ne e kombinojmë këtë me aftësitë dhe përvojën e identifikimit të masave të reduktimit dhe hartimin e zgjidhjeve për të minimizuar kompleksitetin burokratik, duke rritur efikasitetin operacional dhe duke përmirësuar përvojën e përdoruesve.
Njihuni Me Njerëzit Tanë.
Themeluesi i Impact Assessment Institute
Erik Akse është ekspert me më shumë se 20 vjet përvojë në vendimmarrjen dhe zhvillimin e politikave të BE-së. Erik Akse ka menaxhuar një sërë projektesh komplekse që ofrojnë Asistencë Teknike në lidhje me Reformën e Administratës Publike dhe në Better Regulation (Rregullore më e Mirë). Ai është përfshirë drejtpërdrejt në mbi 180 Regulatory Impact Assesments (procese të Vlerësimit të Ndikimit Regullator) si dhe vlerësime dhe procese të lidhura me Konsultimin Publik.
Ai ofron trajnime dhe prezantime mbi vendimmarrjen dhe zhvillimin e politikave të BE-së; trajnon individët mbi funksionimin dhe angazhimin me Bashkimit Evropian; dhe ofron këshilla të vlefshme për angazhimin strategjik me procedurat e BE-së për efekt maksimal në çështjet publike.
Ekspertiza e Erik shtrihet në hartimin dhe zbatimin e sistemeve për Reformën e Administratës Publike, Planifikimin Strategjik, Vlerësimin e Ndikimit Rregullator ex-ante (procesi përpara miratimit), Vlerësimin ex-post (procesi pas miratimit), konsultimin me palët e interesuara dhe reduktimin e barrës administrative.
Erik ndan rregullisht njohuritë e tij praktike duke botuar libra dhe artikuj mbi vendimmarrjen dhe zhvillimin e politikave të BE-së dhe rreth Better Regulation (Rregullore më e mirë).
Publikimet
Data publikimit: 12 Qershor 2022
Data publikimit: 8 Shtator 2020
Data publikimit: 5 Shtator 2017
Drejtore Menaxhimi në Impact Assessment Institute
Joana Naçi është Drejtore Menaxhimi në Impact Assessment Institute dhe luan rol thelbësor në përparimin e suksesshëm të organizatës.
Joana ka nisur përvojën e saj në Korpusin e Paqes në Shqipëri dhe Malin e Zi dhe në CBS-në (Creative Business Solutions).
Përpara se t’i bashkohej Impact Assessment Institute, ajo ka mbajtur pozicionin e Menaxheres së Zyrës dhe Administratës për Projektin e Binjakëzimit të BE-së lidhur me përmirësimin e Sigurisë Ushqimore në Shqipëri. Përgjegjësitë e saj përfshinin komunikimin në kuadër të projektit, ndërlidhjen me partnerët zbatues, dhe mbështetjen e përgatitjes së planeve dhe raporteve të projektit. Ajo bashkërendonte edhe procedurat dhe sistemet administrative; zbatonte procedurat e prokurimit në përputhje me legjislacionin e BE-së dhe të Shqipërisë; ishte përgjegjëse për menaxhimin e kontratave; dhe organizonte aktivitete, trajnime, seminare, dhe vizita studimore (ndërkombëtare).
Joana ka Diplomë Bachelor-i në degën Administrim Biznesi dhe Master Shkencor për Financë-Bankë nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.
Konsulente Kërkimore
Jona Jaha iu bashkua Impact Assessment Institute në Shtator 2023, në pozicionin e Konsulentes Kërkimore. Roli i saj përfshin kryerjen e kërkimeve të thelluara dhe analizën e të dhënave në vende të ndryshme, duke përfshirë Ballkanin Perëndimor dhe shtetet e Bashkimit Evropian. Znj. Jaha është përgjegjëse për ofrimin të dhënat e orientuara nga hulumtimi dhe rekomandimeve në fusha si Vlerësimi i Ndikimit, Rregullimi më i Mirë, Konsultimi i Palëve të Interesuara dhe Planifikimi Strategjik.
Znj. Jaha, me një përvojë të gjërë në reformën e administratës shtetërore dhe politikat lokale në Kosovë, shërbeu si Këshilltare e Politikave dhe Eksperte dhe Analiste e Politikave në organizatën e UNICEF. Si Udhëheqëse e Kërkimeve në Institutin e Qeverisjes Lokale të Kosovës, Jona udhëhoqi hulumtimet për programet e financuara nga donatorët me qëllim përmirësimin e qeverisjes lokale. Ekspertiza e saj shtrihet gjithashtu në ofrimin e konsulencës në Bankën Botërore, ku trajtoi sfidat në qeverisjen lokale. Gjatë kohës së saj në Universitetin Paul H. O’Neill, ajo udhëhoqi një projekt ndërkombëtar nën programin Diplomacy Lab të Departamentit të Shtetit, të SHBA-së (Shteteve të Bashkuara të Amerikës), duke u fokusuar në zvogëlimin e emetimeve të metanit në sektorin e naftës dhe gazit në Turkmenistan.
Jona Jaha mban një diplomë Master në Politikat Publike (MPA) nga “Paul H. O’Neill School of Public and Environmental Affairs”/ “Shkolla Paul H. O’Neill e Çështjeve Publike dhe Mjedisore” në Universitetin e Indianës në Bloomington në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një specializim të veçantë në Zhvillimin e Energjisë së Zbatuar.