Konferenca ‘Udhëtimi së bashku drejt BE-së’, 28 Qershor 2024, Tiranë, Shqipëri
Më 28 Qershor 2024, Impact Assessment Institute (IAI) organizoi eventin e tij të dytë, Konferencën e titulluar “Udhëtimi së bashku drejt BE-së”, e cila u mbajt nga ora 09:00 deri në orën 14:00 tek Rogner Hotel, në Tiranë, Shqipëri. Konferenca perbëhej nga një përzgjedhje e shkëlqyer e panelistëve kryesorë, duke bashkuar një grup të larmishëm përfaqësuesish nga Qeveria Shqiptare, komuniteti i biznesit dhe një Anëtar nga Parlamentit Evropian.
Konferenca u hap nga Z. Lukas Mandl, Anëtar i Parlamentit Evropian nga Austria, i cili mbajti një fjalim frymëzues duke theksuar rëndësinë e Zgjerimit të BE-së.
Patëm një pjesëmarrje mbresëlënëse me mbi 100 pjesëmarrës si përfaqësues nga Ambasadat në Shqipëri, Administrata Publike, OJQ-të, OSHC-të dhe pjesëmarrës nga institucione të tjera, të përfshirë në procesin e Integrimit në BE.
Konferenca kishte si fokus Integrimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me fokus të veçantë Shqipërinë. Tema kryesore ishte forcimi i bashkëpunimit midis Bashkimit Evropian dhe Shteteve aspirante gjatë procesit të Integrimit Evropian. Duke theksuar fjalën ‘Së bashku’, ne shohim mundësi të shumta për të optimizuar dhe përmirësuar mënyrën se si është organizuar procesi i Integrimit Evropian. Diskutuam mundësitë për të thjeshtuar dhe përmirësuar procesin e zgjerimit të BE-së për të siguruar suksesin e tij.
Një sesion i veçantë iu kushtua gjithashtu sektorit të biznesit dhe sfidave të tranzicionit drejt Tregut të Vetëm të BE-së. Kërkesat e reformave të BE-së paraqesin sfida të mëdha për bizneset, veçanërisht në përmbushjen e kërkesave të rregullave të BE-së dhe përgatitjen për hyrjen e ardhshme në Tregun e Vetëm.
Gjatë konferencës, prezantuam videon me sloganin e krijuar nga ne ‘ Rrugëtimi së bashku drejt BE-së’, e cila është një përmbledhje e këtij misioni. ‘Rrugëtimi së bashku drejt BE-së’ simbolizon forcimin e procesit të zgjerimit të BE-së. Bëhet fjalë për të bashkuar njerëzit për të ndarë përvoja dhe njohuri, të cilat janë thelbësore për ta bërë anëtarësimin në BE një realitet. Në përfundim të konferencës, të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me një Certifikatë Pjesëmarrjeje.