Vështrim i përgjithshëm.

Mirësevini në Impact Assessment Institute (IAI). Jemi të vendosur në Tiranë, Shqipëri, si dhe operojmë në vendet e Bashkimit Evropian, vendet e Ballkanit Perëndimor, Gjeorgji, Liban, Moldavi, Ukrainë, Egjipt, Arabi Saudite, Turqi etj. Ne ofrojmë një grup shërbimesh gjithëpërfshirëse si shërbim konsulence, menaxhimin projektesh, shërbime avokimi, menaxhim aktivitetesh/ seminaresh/trajnimi, ofrimin e trajnimeve, ngritjen, zhvillimin dhe forcimin e kapaciteteve organizative dhe të Burimeve Njerëzore, asistencë në proceset e prokurimit, analiza dhe kërkime.

Me një përvojë të gjerë prej mbi 20 vjetësh në fusha të ndryshme, kemi krijuar ekspertizën dhe aftësitë tona në fushat kryesore të mëposhtme:

Regulatory Impact Assessment (Vlerësimi i Ndikimit Regullator) & Evaluation

Ne kemi përvojë të gjerë në vlerësimin e ndikimit të politikave, legjislacionit, projekteve dhe nismave të tjera, si ex-ante (procesi përpara miratimit të një politike/ legjislacioni) ashtu edhe ex-post (procesi pas miratimit të një politike/ legjislacioni).

Better Regulation (Rregullore më e Mirë)

Ne kemi aftësi dalluese në formulimin, përmirësimin dhe zbatimin e sistemeve për zhvillimin e politikave dhe menaxhimin efektiv të ciklit të hartimit të politikave.

Konsulencë me palët e interesuara

Ne kemi përvojë të gjerë në lidhje me zhvillimin dhe zbatimin e politikave rreth konsultimit (online) me palët e interesuara. Ne kemi lehtësuar komunikimin kompleks dhe kërkues me palët e interesuara, duke kontribuar në vendimmarrje kuptimplotë dhe bashkëpunuese.

Planifikim Strategjik

Ne kemi ndihmuar qeveritë dhe organizatat me zhvillimin e strategjive efektive, duke i udhëhequr ato drejt zbatimit efektiv dhe suksesit të qëndrueshëm.

Planifikim i Punës

Ne kemi punuar me qeveritë dhe organizatat për të hartuar sisteme funksionale për planifikimin dhe raportimin e aktiviteteve të tyre, duke rritur transparencën dhe llogaridhënien.

Vendimmarrja e BE-së

Ne kemi njohuri të thella të të kuptuarit të politikave dhe proceseve vendimmarrëse të BE-së. Ne i ndihmojmë klientët tanë duke i orientuar rreth strukturës komplekse procedurale të BE-së dhe hartojmë strategji dhe veprime ose hapa konkretë që u mundësojnë atyre të angazhohen në mënyrë efektive me institucionet Evropiane.

Reduktimi i Barrës Administrative

Ne kemi ekspertizë të gjerë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave për reduktimin e barrës administrative. Ne e kombinojmë këtë me aftësitë dhe përvojën e identifikimit të masave të reduktimit dhe hartimin e zgjidhjeve për të minimizuar kompleksitetin burokratik, duke rritur efikasitetin operacional dhe duke përmirësuar përvojën e përdoruesve.

Njihuni Me Njerëzit Tanë.

Erik Akse
Themelues

Erik Akse është ekspert me më shumë se 20 vjet përvojë në vendimmarrjen dhe zhvillimin e politikave të BE-së. Erik Akse ka menaxhuar një sërë projektesh komplekse që ofrojnë Asistencë Teknike në lidhje me Reformën e Administratës Publike dhe në Better Regulation (Rregullore më e Mirë). Ai është përfshirë drejtpërdrejt në mbi 180 Regulatory Impact Assesments (procese të Vlerësimit të Ndikimit Regullator) si dhe vlerësime dhe procese të lidhura me Konsultimin Publik.

Ai ofron trajnime dhe prezantime mbi vendimmarrjen dhe zhvillimin e politikave të BE-së; trajnon individët mbi funksionimin dhe angazhimin me Bashkimit Evropian; dhe ofron këshilla të vlefshme për angazhimin strategjik me procedurat e BE-së për efekt maksimal në çështjet publike.

Ekspertiza e Erik shtrihet në hartimin dhe zbatimin e sistemeve për Reformën e Administratës Publike, Planifikimin Strategjik, Vlerësimin e Ndikimit Rregullator ex-ante (procesi përpara miratimit), Vlerësimin ex-post (procesi pas miratimit), konsultimin me palët e interesuara dhe reduktimin e barrës administrative.

Erik ndan rregullisht njohuritë e tij praktike duke botuar libra dhe artikuj mbi vendimmarrjen dhe zhvillimin e politikave të BE-së dhe rreth Better Regulation (Rregullore më e mirë).

Publikimet

EU decision- making explained From Eu policy to EU law and back

Data publikimit: 12 Qershor 2022
How the EU Institutions work: Your Handbook and Guide to EU Decision- Making

Data publikimit: 8 Shtator 2020
The EU Flow: From EU policy to EU law and back (English Edition)

Data publikimit: 5 Shtator 2017
Joana Naci
Drejtore Menaxhimi

Joana Naçi është Drejtore Menaxhimi në Impact Assessment Institute dhe luan rol thelbësor në përparimin e suksesshëm të organizatës.

Joana ka nisur përvojën e saj në Korpusin e Paqes në Shqipëri dhe Malin e Zi dhe në CBS-në (Creative Business Solutions).

Përpara se t’i bashkohej Impact Assessment Institute, ajo ka mbajtur pozicionin e Menaxheres së Zyrës dhe Administratës për Projektin e Binjakëzimit të BE-së lidhur me përmirësimin e Sigurisë Ushqimore në Shqipëri. Përgjegjësitë e saj përfshinin komunikimin në kuadër të projektit, ndërlidhjen me partnerët zbatues, dhe mbështetjen e përgatitjes së planeve dhe raporteve të projektit. Ajo bashkërendonte edhe procedurat dhe sistemet administrative; zbatonte procedurat e prokurimit në përputhje me legjislacionin e BE-së dhe të Shqipërisë; ishte përgjegjëse për menaxhimin e kontratave; dhe organizonte aktivitete, trajnime, seminare, dhe vizita studimore (ndërkombëtare).
Joana ka Diplomë Bachelor-i në degën Administrim Biznesi dhe Master Shkencor për Financë-Bankë nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.

Aliona Russu
Menaxhere e Zhvillimit të Biznesit

Znj. Aliona Russu është Menaxhere e Zhvillimit të Biznesit në Impact Assessment Institute, duke kontribuar në rritjen e biznesit të kompanisë. Ajo mban një Diplomë Master të Certifikuar në Shkencat Humane, me mbi 10 vjet përvojë ndërkombëtare.

Më parë, Znj. Russu ka punuar si Zyrtare e Zhvillimit të Biznesit dhe Përvetësimit të Talenteve për AESA Agriconsulting Europe në Bruksel, duke operuar ne projekte dhe procese të përvetësimit të talenteve për programet e BE-së, Bankës Botërore, AfDB-së, AusAid-it dhe agjencive të tjera financuese në fushat e arsimit, rinisë, mbrojtjes sociale dhe përfshirjes, qeverisjes, demokracisë, migrimit, shëndetësisë, gjinisë dhe të drejtave të njeriut. Me kalimin e kohës, ajo ka arritur të zhvillojë një rrjet të fortë ekspertize në shtetet e BE-së, Ballkanin Perëndimor, Evropën Lindore, Azinë Qendrore, Jugore dhe Lindore, Afrikë dhe Amerikën Latine, të forcojë bashkëpunimin me donatorët dhe të përmirësojë proceset e biznesit.

Në nivel personal, ajo demonstron një mentalitet të orientuar drejt detajeve, aftësi të dukshme për zgjidhjen e problemeve dhe aftësi të shkëlqyera komunikimi. Ajo flet rrjedhshëm anglisht dhe frëngjisht, dhe zotëron aftësinë për të mësuar dhe përshtatur shpejt në mjedise të ndryshme kulturore.